Bashkim Ulaj nis ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Bashkëpunëtori i tij na grabiti tokën, falsifikuan dokumentet! Kallëzim në SPAK

25 Mars, 20:49

Pritet me protestë nisja e punimeve për resortin luksoz “Blue Borgo” të biznesmenit pranë Berishës, Bashkim Ulaj. Banorët akuzojnë se Ulaj me bashkëpunëtorin e tij u kanë grabitur pronat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Projekti me vila luksoze shtrihet në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë në një sipërfaqe 147.2 hektarësh.