Bazë armatimesh në Tiranë, Prokuroria do ankimojë vendimin e Gjykatës që shpalli të pafajshëm Fatjon Muratin! Ishte objektiv i atentatit në lokalin e tij në 'Don Bosko'

11 Qershor 2023, 12:30

Prokuroria e Tiranës nuk do ta pranojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila shpalli të pafajshëm Fatjon Muratin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje pas zbulimit të një arsenali armësh në dy  banesa në kryeqytet. Burime nga organi i akuzës kanë konfirmuar për Report Tv, se janë në pritje të vendimit të zbardhur të gjykatës për t’iu drejtuar Gjykatës së Apelit.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për Muratin, togat e zeza nuk i konsideruan provat për ta dënuar dhe e liruan nga akuza Muratin, ndonëse ndaj tij tashmë ka edhe një  tjetër akuzë ajo e largimit nga vendi i qëndrimit. Murataj u arratis edhe pse ishte në ‘arrest shtëpie’.