Bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 12 vite burg për Kristjan Gjinin! Vetëm 3 vite për Fatjon Muratin! Miku i Endrit Dokles në arrati që prej atentatit në ‘Don Bosko’

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 12 vite burg për Kristjan Gjinin dhe 3 vite burg për Fatjon Muratin, të cilët kishin ngritur një bazë armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkon 12 vite burg.

Ndërkohë që ndaj Fatjon Muratit rëndon vetëm akuza për armëmbajtje pa leje, pasi këtij të fundit iu gjet gjurma në kutinë e një pistolete të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Por, Fatjon Murati është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’.

Murati rezulton të ketë ikur nga Shqipëria, ditën që ndaj lokalit të tij në Don Bosko në Tiranë është qëlluar me breshëri plumbash, ku humbi jetën edhe banakierja Mimoza Paja dhe 6 persona mbetën të plagosur. Ai rezulton të ketë ikur nga vendi fillimisht përmes pikës kufitare të Morinit në Prishtinë e më pas në drejtim të Turqisë. Por, kjo nuk ishte hera e parë që Fatjon Murati ka kaluar kufirin në “arrest shtëpie”. Rezulton se të enjten e 19 janarit ai ka qenë në Kosovë dhe pasaporta i është vulosur në dalje dhe në hyrje.

S ai takon bazës së armatimeve, Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale. Sipas tij, njihet me Kristjan Gjinin dhe i kishte marrë makinën. Ai ka deklaruar më parë se ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Murati njihet edhe si mik i Indrit Dokles, ish-drejtues i bandës së Durrësit.

Arsenal armësh në Tiranë
Arsenali i armëve u kap më 13 korrik 2022. Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja, bashkëpunëtore e tyre. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fjala e lire: 28/03/2023 15:01

    Shume po vriten ne Lac ne keto 4 vite te fundit, dihen rivalet se kush Jane.. policia inekzistente dhe keto shperblime I ve kot se nuk tregoj njerezit

    Përgjigju
  • Shtjefen Gjecovi: 28/03/2023 14:09

    Gjini esht Lacjan si Recet si eduart Lamaj dhe si ilir Lika.. te 3 po marrin denime kapitale, ku vetem Njeri rezulton qe ka vrare. ketu behet lidhja me fatjon murati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim