Bazë armatimesh në Tiranë, dënohet me 7 vite e 6 muaj burg Kristian Gjini! Shpallet i pafajshëm Fatjon Murati, në arrati që prej atentatit në 'Don Bosko'

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin i cili akuzohet për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkoi 12 vite burg. Ndërkohë që sa i përket të akuzuar tjetër Fatjon Murati, gjykata e shpalli të pafajshëm edhe pse prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për armëmbajtje pa leje. Fatjon Murati ndërkohë është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë e akuzuara Franceska Kolgjegja, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murataj mbetet në kërkim për largim nga banesa.

Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristumian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe  pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur. Ngjarja ndodhi në kohën kur Murataj do duhej të ishte në arrest shtëpie, për armët e zbuluara teksa pas atentatit, policis nuk e gjeti në banesë.

Murataj fajësohej nga prokuroria për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.  Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua ishte në praninë e Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles.  Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini. Ky i fundit kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja.

Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit

Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit