BE kërkoi takim pa kushte, Kurti pranon ftesën: Do shkoj në Bruksel të paraqes provat e agresionit serb! Serbët bllokojnë rrugët në 3 pika kufitare

20 Qershor 2023, 22:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar ftesën e bërë nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell për t'u takuar me Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Ai tha se do të marrë pjesë në takim për të treguar me fakte provat për agresionin serb dhe shtoi se mënyra e vetme për të shtensionuar situatën është lirimi i 3 policëve të rrëmbyer në veri të Kosovës.