BE, Zvicra dhe Suedia së bashku me qeverinë, krijojnë fond për dixhitalizimin e shërbimeve vendore

22 Shtator 2021, 16:49

Një fond i përbashkët mes disa donatorëve dhe qeverisë shqiptare do të krijohet për të ecur para me reformën e decentralizimit të pushtetit vendor dhe modernizimit të shërbimeve të qeverisjes vendore.

Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra që do të japin një fond për dixhitalizimin  e shërbimeve vendore së bashku me kontributin e qeverisë shqiptare. Ky ishte një nga vendimet e marra sot në Këshillin e Ministrave, ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ky program është i treti në radhë dhe do të quhet 'Start 3'