Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK regjistron procedim penal! Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini

19 Nëntor, 11:53 | Përditesimi: 19 Nëntor, 11:53

SPAK ka regjistruar procedimin penal për vjedhjen e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit dhe ka caktuar me short prokurorin e çështjes. Hetimet do të verifikojnë nëse paratë e destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak janë përvetësuar nga një grup i strukturuar kriminal. Sipas burimeve të Report Tv, dyshimet për përfshirje në skemë prekin edhe deputeten e PS-së Etleva Budini, ish-drejtoreshë e filialit

    A.Hl/Shqiptarja.com