Begaj në Austri, takohet me homologun e tij: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për anëtarësimin në BE

25 Mars, 15:26

Presidenti Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi një takim, më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse. Në fund krerët e dy shteteve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.