Begaj në Kalabri, takohet me presidentin e rajonit: Të rrisim shkëmbimet tregtare! Arbëreshët e presin me flamuj shqiptarë dhe tinguj të himnit kombëtar, 'dhuratë' një pllakatë (Video)

20 Tetor 2023, 20:56

Presidenti Bajram Begaj nisi sot vizitën zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rrajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë. Kreu i shtetit u prit nga komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe një pllakatë të vendosur në dedikim të kësaj vizite