Begaj vijon vizitën në Kalabri, takim me arbëreshët! Presidenti: Do keni mbështetjen e Shqipërisë për ruajtjen e traditave

21 Tetor 2023, 15:05 | Përditesimi i fundit: 2023-10-21 15:42:41

Në ditën e dytë të vizitës në Kalabri, presidenti Bajram Begaj u takua me arbëreshët e provincës së Kozencës. Begaj kërkoi që të trashëgohet miqësia e arbëreshëve me atdheun e tyre ndërsa theksoi se ruajtja e traditave arbëreshe do të ketë edhe mbështetjen e institucioneve shqiptare.