Berisha zotohet: Nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do shpallet non-grata do jetë Soros

26 Korrik 2022, 22:15 | Përditesimi i fundit: 2022-07-26 22:23:58

Berisha ka komentuar sërish shpalljen 'non grata' nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA duke hedhur sërish akuza se pas tyre fshihet George Soros. Në takimin me intelektualë, u zotua se nëse vjen PD në pushtet, njeriu i parë që do të shpallë non grata është George Soros dhe djali i tij.