BE-ja miraton pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

24 Qershor 2024, 15:50 | Përditesimi: 24 Qershor 2024, 15:50

Bashkimi Evropian e ka miratuar të hënë një pako të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Pakoja e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë përfshin ndalimin e rimbushjes së gazit të lëngshëm natyror të Rusisë në BE për qëllime të dërgimit të tij në vendet e treta.

Kjo pako i ofron gjithashtu BE-së më shumë mjete për ta luftuar shmangien e sanksioneve.

r.k./Shqiptarja.com