Belind Këlliçi u pyet sot për 2 orë në SPAK lidhur me në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.
Por vetë Këlliçi pasi doli nga SPAK pranoi se ëhstë pyetur edhe për foton e relaizuar me Donald Trump në SHBA.
“Jam pyetur edhe a kam kam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me Trump. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK”, tha Këlliçi.