Belshi fiton çmim në Berlin ‘destinacion i gjelbër’! Qyteza me 85 liqene karakteristike u vizitua nga 200 mijë turistë të huaj

12 Mars, 13:26

BELSH- Qyteti i vogël i Belshit fitoi në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota. Ky çmim i hap rrugë çertifikimit si i pari destinacion i gjelbër në Shqipëri. Përpos vendasve, Belshi ka ngjallur dhe interesin e të huajve. Ne takuam dy filipines që shprehen të impresionuar me natyrën.