Bënin ‘kërdinë’ me grabitje në Shkodër, Report TV siguron pamjet ku tre adoleshentët e arrestuar, vidhnin në dyqane dhe shtëpi të ndryshme

12 Shkurt 2023, 14:06 | Përditesimi i fundit: 2023-02-12 14:11:39

Këto janë pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në shtëpi dhe biznese të Shkodrës, ku janë dokumentuar rreth 57 vjedhje të kryera nga tre adoleshentë të cilët u arrestuan nga policia.

Grupi i të miturve drejtohej nga një 17 vjeçar i cili ishte vënë më parë nën hetim për të njëjtën akuzë. Siç shihet edhe në pamje, të miturit vepronin në mënyrë të koordinuar, në vjedhjen e biçikletave dhe deri në vjedhjen e dyqaneve duke hapur dyert e kyçura me mjete të posaçme.