Berat/ Ali Kreku, mjeshtri i hekurit, me 56 vite pune mbi supe: Të rinjtë s’duhet të braktisin zanatet

20 Nëntor 2023, 17:42

Ali Kreku është ndër të rrallët kovaçë që ka mbetur në Berat, pasi të rinjtë nuk po e trashëgojnë më zanatin. 70-vjeçari që e ka nisur punën në moshën 14 vjecare dhe ende punon me pasion. Ai u bën thirrje të rinjve të mësojnë një zanat, pasi u shërben si brenda ashtu dhe jashtë vendit.