Berat/ Banorët e Lumasit në protestë: Firma ‘Salillari’ ka kryer punime në zonën e mbrojtur, po shkatërron burimin e Sinecit! Të shkojnë para drejtësisë

30 Tetor 2022, 10:02

Banorët e fshatit Lumas kanë marshuar drejt Sinecit duke protestuar për mbrojtjen e burimit, ndërsa kanë kundërshtuar punimet e firmës Salillari, duke e akuzuar atë se po kërkon të shkatërrojë burimin e ujit. Ata shprehen të indinjuar se firma ‘Salillari’, e cila ka kryer punime në këtë zonë po ua shkatërron burimin nga i cili merr ujë e gjithë zona fshatrat deri në Lapardha duke u bashkuar më tej me lumin Osum.