Berat, plagosën në lokal 33 vjeçarin e sapokthyer nga Anglia, Report Tv siguron videon e sherrit

26 Maj 2021, 13:24

Report Tv siguron videon e sherrit të 3 ditëve më parë në Berat ku u plagos Iljaz Ismaili. Në video duken 5 persona të cilët të armatosur shkojnë në lavazhin në pronësi të familjes Ismaili. Në video duket edhe vëllai i Iljaz Ismailit, i cili ka tentuar të qetësojë sherrin. Si ndodhi ngjarja?  Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje. Iljaz Ismaili sapo ishte kthyer nga Anglia kur është qëlluar me armë në lokal. Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat.