Berat, riaktivizohet zjarri në kodrën e Mimiasit, digjen shkurre, pemë frutore e vreshta

30 Korrik 2022, 12:20

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Kodrën e Mimiasit në Berat. Në vendngjarje forcat e MZSH për vënien nën kontroll të zjarrit. Zjarri i cili nisi një ditë më parë shkrumboi 10 ha dru frutor fiq, ullinj dhe vreshta. Ndërsa u vu në kontroll dhe mendohej i fikur. Zjarri është riaktivizuar ditën e sotme nga thëngjijtë.