Berat/ Virusi ngjitës ‘gojë, këmbë, dorë’ po përhapet në kopshte

23 Nëntor 2021, 17:15

"Gojë, këmbë, dorë", është sëmundja ngjitëse që po përhapet me shpejtësi tek fëmijët e vegjël sidomos të grupmoshës 0 deri në 12 vjeç. Brenda 10 ditësh në pediatri janë paraqitur 27 fëmijë, të cilët pasi kanë marrë mjekimet janë larguar në banesa, pa komplikacione.

Shefi i Pediatrisë në spitalin e Beratit, Vladimir Kumaraku, tha se sëmundja është tejet ngjitëse dhe po përhapet gjerësisht në kopshte dhe cerdhe, ndaj apelon që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në institucione kur shfaqin temperaturë të lartë dhe puçrra të shumta në këmbë, duar dhe gojë. Për të parandaluar infektimin masiv mjeku u drejtohet edhe edukatoreve për të mos pranuar fëmijë të infektuar.