Berat/ Zjarre masive simbol i largimit të dimrit , shoqëruar me djegje gomash në rrugën nacionale.

13 Mars 2023, 21:36

Mbrëmja e 13 Marsit nis me ndezjen e zjarreve dhe vazhdon gjatë gjithë ditës së nesërme, me 14 Mars, datë që konsiderohet si ndarje me dimrin. Në qytetin e Beratit dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjeter apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës. Por ky ritual prej vitesh e ka humbur traditën, pasi për ndezjen e zjarreve  nga fëmijët po përdoren goma makine. Dhjetra goma u dogjën këtë mbrëmje pranë zonës në brigjet e ,lumit Osum por nuk munguan edhe djegia në mës të rrugës nacionale Berat-Dimal.Flaka dhe tymi mes të rrugës u ka shkaktuar probleme drejtuesve të mjeteve. . Djegia e gomave te makinave solli nje ndotje  masive të ambientit dhe rrezik serioz për automjetet që kalonin përgjat rrugës nacionale.Reparti MZSh.ka qënë në gadishnëri duke shuar zjarret në disa zona dhe neutralizuar dhe pastruar djegien e gomave në rrugën nacionale.