Reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë qarkun e Beratit duke iu afruar nivelit të rrezikut. Burime nga shtabi emergjencës pranë Prefekturës së Qarkut Beratit bëjnë me dije se situata është nën kontroll. Ndërsa në zonën e mali të Tomorrit ka rënë bora e parë, ndërsa nuk raportohet për problematika lidhur me qarkullimin e mjeteve.
Vetëm në zonë e Gjerbësit ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe dherave dhe si pasojë ka bllokuar këtë njësi administrative.
Për të zhbllokuar situatën kanë shkuar mjetet e rrethit të Skraparit, të cilat po punojnë për të kthyer në të kalueshëm aksin rrugor Dëvri-Gjerbs. Ndërsa reshjet kanë fryrë përrenjtë e prurjet e tyre kanë çuar lumenjtë drejt pikës së rrezikut ku është dhënë alarmi për gatishmëri pasi në urën Pasarel Berat uji ka kaluar parametrat.
Ndërkohë nuk ka njoftime për përmbytje të tokave bujqësore. Mësohet se disa zona kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike, si në zonat Skraparit ashtu edhe në zonat Kutalli Poshnje dhe Berat. Gjithsesi shtabi emergjencës është në gatishmëri për çdo të papritur. Situata mbetet nën kontroll.