Berberja sfidon meshkujt: Ata që nuk donin të qetheshin, i kam klientët më besnik (14 qershor 2023)

14 Qershor 2023, 20:55 | Përditesimi i fundit: 2023-06-14 20:55:50

Liljana Kurti, 23 vjecarja nga Peshkopia, ka 4 vite që punon si berbere në Tiranë. Në fillimet e saj është përballur me paragjykime dhe sfida të shumta, pasi klientëve i dukej e pabesueshme që një vajzë mund ta ushtronte më së miri këtë zanat. Na tregon disa sekrete të profesionit dhe cfarë e shtyu që të bëhej berbere dhe jo parukiere. Sot klientët e saj më besnik janë pikërisht ata që në fillim refuzonin që të qetheshin nga një vajzë.