Berisha: 30 vite më parë u bëmë popull i gomoneve për shkak të kafshatës, sot për shkak të një regjimi dhe narkoshteti që nuk respekton liritë tona

23 Nëntor 2022, 20:12

Gjatë mbledhjes së kryesisë të ‘Rithemelimit’, ish kryeministri, Sali Berisha tha se ndërkohë që 30 vite më parë shqiptarët u kthyen në ‘popull gomonesh” për shkak të kafshatës së bukës, tashmë sipas tij, shqiptarët ishin kthyer në popull gomonesh për shkak të një regjimi që nuk respekton votën e lirë.