Jashtë Kuvendit, Sali Berisha komentoi takimet e Lulzim Bashës duke thënë se gjithcka duhet të bëjë është transparenca për fondet ruse.
“I vetmi koment që kam për Lulzim Bashën, të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze. E them në mënyrë të vendosur. Nuk kam komunikuar po komisioni i auditit do t’i japë të drejtën të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë pasi është e faktuar se nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD. Mendoj se është e domosdoshme që të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë”, tha Berisha.
Ndër të tjera përsëriti thirrjen për protesta të fuqishme, por pa dhënë një datë.
“Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është plani i primareve dhe standardeve, plani i tretë është ai i angazhimit maksimal të shoqërisë”, tha Berisha.