Berisha dhe Alibeaj mbyllin fushatën në të njëjtin qytet! Rama bën takimet e fundit në Shkodër dhe Durrës

9 Maj 2023, 13:31

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit ka hyrë në javën e fundit dhe të premten, Edi Rama ka rezervuar takime në Shkodër dhe Durrës.

Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30 ndërsa në Durrës në orën 19.00 qytet i cili do të përmbyllë edhe fushatën e selisë rozë. Në Tiranë fushata përmbyllëse do të mbahet në sheshin Skënderbej, ditën e enjte në orën 19.00.