Berisha drejt shpalljes 'non grata' nga BE? Ja dokumenti, Brukseli gati t’i bashkohet SHBA dhe Britanisë në sanksionet ndaj të korruptuarve

26 Shkurt 2023, 21:00

Bashkimi Europian duket se po ndjek të njëjtën linjë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe po shqyrton mundësinë për të marrë sanksione për politikanët apo individët e përfshirë në korrupsion madhor apo minimin të demokracisë. Nëse Bashkimi Europian do të miratojë vendosjen e non gratave, ish-kryeministrin Sali Berisha mund ta presë i njëjti fat.