Berisha: I hapur për t'u rikthyer në krye të PD! Të ngrihemi në protestë për ngritjen e çmimeve... Demokratja e vë në vështirësi, i bën 3 pyetje 'bombë', salla tenton t'i heq fjalën

8 Tetor 2021, 20:53 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 20:58

ELBASAN- Që në nisje të “Foltores”, Sali Berisha nuk e ka pranuar asnjëherë se qëllimi i kësaj nisme të tij, pas përjashtimit nga grupi, është marrja e drejtimit të Partisë, por sot si sot e ka thënë “troç” se është i hapur për një rikthim. Historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme, tha sot Berisha nga Elbasani, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jetë edhe rasti i tij.

Ndonëse SHBA-ja nuk e do as në parlament, si një njeri i shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion, Berisha vijon t’i shpallë “Luftë” Amerikës, duke zgjedhur që jo vetëm të mos tërhiqet, por të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend. Sot, Berisha artikuloi shumë qartë se qëllimi i kësaj “Foltore” është largimi i Bashës dhe ardhja e tij në krye të saj, ndoshta për ta përdorur Partinë Demokratike si një “mburojë” në “luftën” me SHBA.

KT/Shqiptarja.com