Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Çfarë thotë Kodi i Procedurës Penale dhe rastet që parashikohen me ligj

26 Tetor 2023, 14:27

Sali Berisha kërkoi përmes 2 avokatëve të përjashtojë gjyqtaren Irena Gjoka nga vlerësimi i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës, me argumentin se për këto masa, duhej të kishte marrë më parë, autorizimin e Kuvendit duke qenë se është deputet.  (Të paktën kjo është thënë publikisht nga Berisha dhe avokatët mbrojtës, pasi kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares nuk është bërë publike akoma)