Berisha në Dibër flet njësoj si Meta: Rama dhe Vuçiç kërcënuan Kosovën, i frenoi NATO! Rreziku qëndron mes nesh si 'Shpata e Demokleut'

23 Gusht 2022, 20:55

Nga bashkëbisedimi me qytetarët, ish kryeministri Sali Berisha në ditën e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, u shpreh ndër të tjera se edhe pse vite pas një regjimi komunist, Shqipëria e veçanërisht Dibra janë ende në rrezik. Për ta ilustruar me shembull konkret sesa në rrezik ishte Shqipëria aktualisht ai përdori proverbën e njëjtë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, atë të ‘Shpatës së Demokleut’.