Berisha në hetim për aferën e 'Partizanit', Nard Ndoka: Pozitive që SPAK po reagon! Arrestimi i Malltezit u bë me show

26 Tetor 2023, 19:12 | Përditesimi: 26 Tetor 2023, 19:12

Hetimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për Kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv Ndoka tha se shkëlqimin e këtij reagimi të SPAK e “sfumon” sipas tij veprimi me regji, e këtu iu referua mënyrës sesi shkuan në selinë e Rithemelimit agjentët për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.

KT/Shqiptarja.com