Berisha ka zhvilluar një konferencë në Shkodër ku ka thënë se fajtor për përmbytjen është vetëm Edi Rama dhe dora e tij e vjedhjes së bashku me ministren Balluku.
"Erdha sot pasi kam ndjekur gjatë natës me shqetësim të thellë zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës. Erdha për të shprehur solidaritetin tim me banorët e qarkut. Është gjithçka jo dora e zotit por dora e robit hajdut. Gjatë këtyre ditëve, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 lekë megavatin në bursë. Në një kohë kur, energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhojë pa asnjë lloj kufizimi pasojë në kaskadën e Drinit. Sot Rama fajin e gjen te mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që bëri vetë."- tha Berisha