Berisha nga Shkodra: Rama bëri një fushatë banale, ka ndërtuar saraje dy herë më të mëdha se të Enver Hoxhës

8 Maj 2025, 20:02 | Përditesimi: 8 Maj 2025, 20:02

Nga takimi përmbyllës në Shkodër, kreu i PD Sali Berisha shigjetoi kryesocialistin Edi Rama. Ai u ndal tek fushata e Ramës duke e cilësuar atë si një fushatë ku është përdorur një gjuhë banale. 

‘Mashtrues i madh, ai në Shkodër në 12 vite asnjë projekt të ri që të gjitha vazhdim i projekteve të mëparshme. Erdhi më një thes me rrena dhe mendoi se do të rrejë shkodranët. Bëri hokatarin dhe banalistin në një fushatë banale dhe të vetëm gjë që nuk bwri është se nuk tha kurrë shpjegim për lekët e vjedhura.

r.k./Shqiptarja.com