Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale

20 Maj 2021, 21:53 | Përditesimi i fundit: 2021-05-21 13:32:35

Për ish-numrin 2 të partisë Demokratike Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional.

I ftuar në emisionin Repolitix, në Report Tv, Bamir Topi thotë se vendimi SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve dhe se ka shumë informacion para se të marrë një vendim të tillë, për të cilin ish-presidenti thotë se është një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë.Topi nënvizon se vendimi mund të ketë ardhur duke u bazuar mbi politikën që dominohet këtu, ku është vepruar në interesa personale dhe jo në interes të popullit shqiptar. Sipas Topit një nga momentet që demonstron më së miri, kur politika ka punuar në interes personal, është marrëveshja për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008 nga dy partitë kryesore politikë.