Berisha 'non grata', Kadilli: Do ta mbajë fatin e PD të lidhur me të vetin, Basha po e le partinë në udhëkryq të rrezikshëm! Kryesia dhe Grupi Parlamentarë të marrin një vendim

6 Shtator 2021, 13:09

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i ka bërë thirrje Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të të djathtëve që të marrin në dorë 'fatet' e partisë dhe të vendosin nëse Berisha do të jetë apo jo pjesë e deputetëve. Ai thotë ish-kreu i kësaj partie kërkon ta lidhë fatin e PD me fatin e tij 'non grata' dhe se heshtja e Bashës po e lë partinë në udhëkryqe të rrezikshme politike.