Berisha ‘non grata’ nga Britania, Baçi: S’ka pasur fakte, shpifje! Muça: Sot s’dha asnjë provë, vetëm sulmoi Carlo Bollinon e mediat për investigimet serioze

17 Korrik 2023, 19:39

Sulmi i kamufluar si fakt, ka qenë strategjia e vjetër e prezantuar si e re nga ish kryeministri Sali Berisha për të argumentuar damkosjen ‘Non Grata’ nga vendet më të zhvilluara të globit SHBA e Britani e Madhe. Për të justifikuar akuzat për minim demokracie e korrupsion madhor, Berisha sot prezantoi një raport ku sulmonte median e lirë Shqiptarja.com e Report Tv dhe botuesin Carlo Bollino.