Berisha nuk ndalet, hap Tik Tok! Ironia e ndjekësve të tij: Aty s’e gjen Edi Ramën, do kesh konkurrencë vetëm me Ujkun e Shijakut

13 Tetor 2022, 14:01

Sali Berisha kërkon të gjejë në cdo rrjet social mbështetjen e të rinjve, aq sa ka vendosur të hapë profil në Tik Tok, ku njofton se ditën e sotme do të ketë dialog me të rinjtë shqiptarë. Sapo ka bërë postimin në Facebook, të shpejtë kanë qenë ndjekësit e tij të cilët e ironizojnë se aty nuk do të gjejë përballje me Edi Ramën, por me Ujkun e Shijakut dhe Diamantin blu.