Berisha paralajmëron lëvizje politike në PD: Takimi im i parë me anëtarësinë e PD të enjten në Tiranë, më pas në gjithë Shqipërinë

14 Shtator 2021, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2021-09-14 12:56:29

Sali Berisha nuk ka për të hequr dorë nga PD dhe paralajmërimet se do të krijojë lëvizje politike në PD më anëtarësinë duket se do i bëjë realitet të enjten. . Berisha tha se kjo lëvizje ka si qëllim t'i jap 'frymë ' PD për të shtuar forcat e reja.

 “Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë të enjten dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.