I pyetur se përse Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk e takoi kreun e PD Lulzim Basha, anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv tha se kjo është bërë qëllimisht nga Rama.
“E para s’ka protokoll në Shqipëri, s’kemi drejtor protokolli dhe qëllimisht Rama e ka lënë... ka kontrolluar protokollin. Vizitat Rama i përdor privatisht. Basha shumë pak kohë ka që është kthyer nga SHBA dhe ka pasur takime të rëndësishme në DASH në kongresin amerikan që për arsye të konfidencialitetit nuk i ka bërë publike”.
“Trekëndëshi i Bermudës nuk ka asnjë rrugëdalje pa u përballur me drejtësinë. Në vitin 2021 Bashës iu vodh karrigia e kryeministrit. Duhet instrukturuar me konspiracionet kryqëzatën e gjatë, komplotin kundër PD dhe zotit Basha. Pasi nuk arritën që ta mbajnë peng PD, i vodhën karrigen kryeministrit të Shqipërisë. Dhe tani Blinken SHBa nuk ia kthejnë dot karrigen e 2021 zotit Basha por reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy shtyllat që çlirojnë demokracinë duhet ta mbështesin pa asnjë ekuivok.”
Ndërsa për Sali Berishën, Haklaj tha se ka vetëm një rrugë për të mbijetuar politikisht.
“Berisha ka vetëm një lëvizje për të mbijetuar, koliben e Kujtim Gjuzit. Misioni i PD me partnerët ndërkombëtarë është kthimi i institucionit të votës së lirë përmes reformës zgjedhore. E kemi dorëzuar projektin, me pikat kryesore të listave të hapura, votimi i diasporës, votim elektronik dhe numërim elektronik”.