Berisha përfshihet në ‘serialin’ Rama-Basha, publikon video me fjalor banal! Nuk harron as Yuri Kim

24 Mars, 22:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është futur ditën e sotme nw serialin  ‘Rama-Basha’ në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku përdor një fjalor banal, duke vendosur si pjesë të saj këngën e Unikatilit ‘Mos më shaj mas shpine’.

Ajo që bie në sy është se Berisha e ka montuar videon në mënyrë të tillë që tregon një qasje në dukje të dhunshme të ofruar për publikun.

Kënga ka një përmbajtje provokuese, ku jep mesazhin e përplasjes fizike. Në video përmbahen fjalë të tilla si 'plesht' dhe 'armiq'.