Berisha sfidoi Blinken, ish-deputeti i PD-së në Repolitix: Pranimi në gjykatë i padisë fitore e ish-kryeministrit! Analisti Meçe: Në çdo vend pranohen çështjet, e ka shkelur demokracinë me '15 këmbë'

26 Tetor 2021, 22:52

Sali Berisha tha sot nga Kavaja se gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij kundër sekretarit amerikan Antony Blinken për shpifje. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-deputeti demokrat Keltis Kruja tha se kjo është një lloj fitoreje nga ana e Berishës. Kruja tha se Berisha ka zgjedhur rrugën e drejtë ligjore për të faktuar të vërtetën e tij.

‘Është një luftë politike mes Bashës dhe Berishës dhe kjo duket qartë. Për mendimin tim Berisha ka zgjedhur një rrugë që është rruga më normale që mund të zgjedhje një njeri. Nuk ka zgjedhur që të përgjigje as më lëvizje e me ngritje turmash, por me rrugë ligjore. Zgjedhja e Sali Berishës, që gjyqtari ka pranuar kërkesën është një lloj fitoreje e Berishës sa i përket çështjes së tij personale. Kushdo që të ishte do t’i ftonte ato që të paraqiste faktet. Franca ka një traditë për të tilla procese. Berisha po merr ato që i takojnë në PD, po i kthen dinjitetin e PD-së. Ai po artikulon disa gjëra që gjithë anëtarësia e PD-së do t’i dëgjojë.’- u shpreh Kruja.