Berisha tentativa bashkimi me Bardhin e Tabakun, Karaj: Shkak se janë grupe interesi! Haklaj: Do të marrë vulën, ujërat i trazoi Basha

2 Qershor 2023, 19:24

Sali Berisha duket se po bën lëvizje drejt ribashkimit të PD dhe e ka nisur nga Jorida Tabaku e Gazment Bardhi, të cilët i konsideron si vlerë kur vetëm pak muaj më parë i quante të shitur te Rama. Avokati Leonard Karaj thotë se ky veprim i Berishës vjen për shkak se janë grupe interesi. Ish deputeti Azgan Haklaj thotë se e bën vetëm për të marrë vulën.