Berisha uron festën: Elbasani kryeqyteti i Ditës së Verës, më 14 maj votoni Luçiano Boçin

14 Mars 2023, 12:06

Teksa ka uruar Ditën e Verës nga qyteti i Elbasanit, Sali Berisha nuk i ka shpëtuar dot ‘fushatës’. Ai ka thënë se elbasanasit do të votojnë Luçiano Boçin më 14 maj.

“Për Elbasanin dhe mbarë shqiptarët, këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria. Sot Elbasani është kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar. I meriton të gjitha nderimet, për historinë e tij, për festën që e ruajti më shumë se gjithë të tjerët, i meriton për shpirtin e bardhë të qytetarëve të tij.

Kjo ditë është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit. Natyra ndërron kostumin e saj, 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të ndjekin për qytetar të parë një politikan si Luçiano Boçin. Edhe një herë urimet më të përzemërta, hirushen e festive tona”, tha Berisha.

  •