Berisha zyrtarizoi kandidatët, Hajdarmataj nga Komisioni i Rithemelimit: Nuk ka shkelje ligjore! Jemi në negociata me LSI-në dhe me aleatët

31 Janar 2022, 13:20

Një ditë më parë Sali Berisha nëpërmjet ‘primareve’ zgjodhi dje 6 kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Pavarësisht se u përdorën simbolet, emri dhe logoja e PD-së, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se zgjedhjet ishin moralisht dhe ligjërisht të sakta, ndërsa shtoi se lugën e mban peng Lulzim Basha, por kjo është pa rëndësi.