Berisha-Koçit: Kartelet e drogës të nxorrën nga parlamenti! E di që do thuash jo, por po të ishe i tyre s’do dilje

26 Qershor, 11:37 | Përditesimi: 26 Qershor, 11:37

jatë fjalës së tij në Kuvend, Sali Berisha iu drejtua edhe deputetit Petro Koçi, i cili nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re pasi u tërhoq dhe nuk kandidoi për 11 maj. Berisha iu drejtua duke i thënë se nga parlamenti e nxorrën kartelet e drogës sepse nuk është pjesë e tyre.

“Petro kush të nxori ty nga parlamenti, kartelet të nxorën. E di që do të thuash jo, por ata të nxorën se po të kishe qenë i tyre nuk dilje ti. Ti do thuash atë që të kanë programuar, fol, nuk fol njëlloj flet.”, u shpreh ai.

Më pas, Berisha vijoi me akuzat e njëjta për vjedhje zgjedhjesh. “Këtë verë nuk festuat dot fitoren me farsë sepse në Bruksel, Strasburg dhe forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.”, u shpreh Berisha.

r.k./Shqiptarja.com