Berishës i ikin dritat gjatë takimit me demokratët në Gjirokastër: Errësira, kriteri i kësaj qeverie

7 Tetor 2022, 20:11

Një incident është regjistruar gjatë takimit të Berishës me demokratët në Gjirokastër. Teksa ish-kryeministri po fliste u fikën dritat.

“Terri është kriteri i kësaj qeverie. Errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. janë sekt i veçantë. E kanë këta, kanë frikë nga fjala. Ju them një gjë se kur ju ka hyrë frika nga fjala, janë të pashpresë. Do humbin, do humbasin. Duhet të punojmë shumë.”, tha Berisha.