‘Beteja’ e fundit e ‘luftës’ në PD, mbyllet seanca në Apel, gjyqtarët tërhiqen për vendim! Grupi i Alibeajt: Zhbëni 'Zhukrin'! 'Rithemelimi': S'janë palë

3 Mars 2023, 17:43 | Përditesimi i fundit: 2023-03-03 21:36:00

E sotmja do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë. Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, kur duhen edhe vetëm 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Palët kërkojnë deligjitimimin e njëra-tjetrës, gjykata: Shprehemi në fund!