Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç: Ndryshimi strukturës politike, ngjall shpresë

20 Maj 2023, 15:16

Jakov Milatoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Malit të Zi, duke i dhënë fund dominimit të Milo Gjykanoviç, i cili ka mbajtur 2 herë postin e kreut të shtetit dhe 6 herë atë të Kryeministrit.  Presidenti i ri konsideroi si domosdoshmëri ndryshimin e strukturës politike. Në ceremoni ishin të pranishëm mbi 20 liderë botërore, përfshirë presidentët shqiptarë Begaj dhe Osmani