'BF' humbi në Rrogozhinë, Xhaferri: Janë prerë 2000 bileta avioni që të vijnë e të votojnë për Memollën! Kemi prova, do i çojmë në SPAK

25 Korrik 2023, 18:57

Në radhët e Foltores arsyen për humbjen e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha, në bashkinë e Rrogozhinës, ia faturojnë mekanizmit shtetëror për të blerë votat.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, kreu i të rinjve të Rithemelimit të PD-së, Besart Xhaferri tha grabitja e bashkisë ka ardhur duke nisur që nga dhënia e parave për tërmetin e deri tek prerja e 2000 biletave të avionit që të votojnë Memollën. Për gazetarin Arbër Hitaj, Xhaferraj tha se ato kanë prova për këtë dhe se do t’i çojnë në SPAK.