‘BF’ kërkon të heqë emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit, Kaziaj: Pse përbën shqetësim emri i Berishës? KAS: Nuk rezulton pjesë e asnjë subjekti politik

21 Prill 2023, 19:40

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit opozitar, Altin Kaziaj ngre pyetjen përse përbën shqetësim emri i Sali Berishës në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Ai përdor argumentin se koalicioni ka të drejtë të vendosë emrin e personit që duan ta udhëheqë koalicionit.

Ndërsa përfaqësuesi i KAS thotë se Berisha nuk rezulton pjesë e ndonjë subjekti politik ndaj s’mund ta përdorin pasi vetëm Ilir Meta rezulton udhëheqës i koalicionit.

Kaziaj: Pse emri i Berishës shqetëson? Neni 64 e qartëson sesi regjistrohen partitë politike. Por kjo nis ne vendimin absurd, për herë të parë në histori që një organ kolegjial si gjyqësor KAS që vendos se kush është kryetari i PD. Por pavarësisht kësaj, është e drejta koalicionit të vendosi se cili është personi që udhëheq këtë subjekt zgjedhor.

KAS: Berisha nuk rezulton pjesë e ndonjë subjekti politik pjesë e koalicion. Nuk rezulton as pjesëmarrës në këto zgjedhje. Kësisoj nuk mund ta vendosim emrin e tij në fletën e votimit. Partia e Lirisë udhëheqëse e koalicionin Bashkë-Fitojmë dhe Meta është drejtues i saj.